Lufta për të shpikur vaksinën ndaj ko.ronavirusit të ri po intensifikohet. Ditën e sotme mësohet se është testuar te njeriu vaksina e parë që mund të luftojë koronavirusin. Vullnetarja është një grua nga Shtetet e Bashkuara, nënë e dy fëmijëve. Ajo është injektuar sot me vaksinën me emrin “mRNA-127” e zhvilluar nga kompania amerikane “Moderna Inc”

“Ndjehem shumë mirë”, ishin fjalët e para të saj pasi u injektua me vaksinën. 43 vjeçarja Jennifer Haller tha se është e lumtur që është bërë pjesë e diçkaje kaq të madhe. Injeksioni nuk i infekton vullnetarët me koronavirus, pasi nuk e përmban virusin, por në këtë fazë po testohet nëse përbërësit e saj mund të shkaktojnë efekte anësore te pacientët.