Pierfrancesca Graviani, një gazetare italiane, që tani është në karantinë në shtëpinë e saj në Paris, pasi ka rezultuar pozitive për koronavirusin, tregon përmes një lidhjeje video, eksperiencën e saj me covid 19 dhe simptomat që ajo ka kaluar.

’Gjithçka filloi me një fundjavë gjatë të cilës unë shkova tek prindërit në Piacenza, në Itali, tani një zonë e kuqe, por në atë kohë, në fund të shkurtit, nuk kishte asnjë rast. Unë mbërrita në Itali më 20 shkurt dhe u largova më 23’’

Në kthim, ajo kishte bërë testin dhe po atë mbrëmje, kishte marrë telefonatën…

‘’Pranoj se tani është gjithçka në rregull. Unë jam mirë, shëndeti im është mirë. Por kur të thonë në telefon, je pozitive, vërtetë që nuk mund të jesh shumë e kënaqur’’

Për sa i takon simptomave, ajo tregon se kishte patur vetëm temperaturë.

‘’Mendoj se në fillim ata më shtruan në spital sepse jam azmatike. Dhe kishin frikë se mund të kishte komplikime. Fatmirësisht nuk pata kollë dhe situata ime ishte e mirë. Ata thjeshtë më kujtuan të vazhdoj trajtimin për azmën dhe nuk pata probleme të tjera’’

Tani prej dy ditësh ajo pret një tjetër përgjigje.

‘’Unë shpresoj dhe ndjej se testi është negativ sepse nuk kam më simptoma. Nuk kam temperaturë por më kanë thënë se kolla mund të vijë më pas. Nuk ka një rend në të vërtetë, simptomat mund ti kesh edhe më vonë. Unë nuk kam patur ndaj shpresoj që përgjigjia të jetë negative’’