Nga Mentor Kikia

Qeveria urdhëroi për këtë fundjavë, masat më ekstreme të marra deri tani. Nuk do të ketë udhëtime nga njëri-qytet në tjetrin, duke ndaluar edhe automjetet private.Për shumëkënd këto masa mund të jenë të ekzagjeruara, por unë mendoj se janë të domosdoshme.

Për tre ditë me radhë, në Tiranë dëshmuam se nuk kemi pikën e përgjegjshmërisë për të vlerësuar një situatë emergjence ndaj dhe forca e shtetit është e nevojshme.Kjo fundjavë është më diell dhe e ngrohtë, të shtunën është Dita e Verës, dhe shumë njerëz “karantinën” mund ta zhvendosnin në bregdet apo në lëndinat e kodrave për të festuar.

Ndaj marrja e masave bllokuese deri të dielën në mbrëmje është e nevojshme.
Miq, Dita e Verës festohet edhe në shtëpi, dhe vera vjen edhe nëse nuk dalim në piknik.

Sot numri i të prekurve u rrit sërish dhe harta e qyteve u zgjerua.
Situata duhet vlerësuar maksimalisht.