Gazetari shqiptar në “Corriere della Serra” Leonard Berberi i ftuar në Arena nga Dritan Hila, në “RTV ORA” ka thënë se autoritetet italiane kanë parashikuar se piku më i lartë i koronavirusit parashikohet të jetë në mes të prillit.

Hila: Cili është parashikimi autoriteteve italiane, kriza e këtij virusi e ka arritur ende pikun e saj?

Berberi: Jo, pikërisht kjo e justifikon pse kryeministri do të bllokojë Italinë 100%. Parashikimi është se nuk kemi arritur tek piku, parashikohet se piku më i lartë të jetë në mes të prillit, prandaj shkencëtarët dhe ekspertët italianë po e këshillojë qeverinë të bllokojë totalisht Italinë për dy javë, dhe të mos presim pikun në mes të prillit.