Kylian Mbappe nuk ka qenë i pranishëm në stërvitjen e djeshme dhe të sotme të PSG, zyrtarisht për dhembje fyti. Por, klubi ka dashur që të sigurohet dhe, sipas “L Equipe” Mbappe i është nënshtruar testit të koronavirusit.

Tashmë pritet rezultati zyrtar.

Nëse do të dalë pozitiv, ndeshja e nesërme PSG Borussia Dortmund mund të anulohet, ndërkohë që e gjithë skuadra franceze do të futet në karantinë, së bashku me stafin drejtues.

Gjithësesi, sipas lajmeve të para, Mbappe rezulton negativ për Covid-19.

©Copyright Gazeta SHQIP