Ka shkuar në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë.

Sipas zv.ministres së shëndetësisë Mira Rakacolli, në vendin tonë janë kryer në total 114 teste për koronavirusin, 10 prej të cilëve pozitivë.

Sipas Rakacollit 6 nga rastet e reja janë kontakte të dy të prekurve të parë, që ishin babë e bir, ndërsa dy të tjerët janë raste të veçuara.

Zv.ministrja i referohej dhe rastit të 31 vjeçarit që kishte pasur një historik udhëtimi në Milano, si dhe një personi të sëmurë në spitalin e Durrësit.

Deri sot janë testuar 114 raste të dyshuar, prej të cilëve vetëm 10 janë pozitiv. Ato që kanë qenë dje babë e bir, 6 që janë konakte të këtyre të sëmurëve dhe dy raste të reja të palidhura me këto raste. Një që është i shtruar në Infektiv dhe ka një histori udhëtimi në Milano një ditor, dhe një në spitalin e Durrësit bëri me dije zv.ministrja e Shëndetësisë.

Zv ministrja tha më tej se duhet pasur shumë kujdes me sjelljet personale të qytetarëve, të cilët duhet të shmangin sa më shumë grumbullimet masive, si dhe transportin në shërbimin urban.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico tha se në këtë institut janë të gjitha kapacitetet për të përballuar situatën e koronavirusit. Ajo bëri një apel të përsëritur për masat e higjienës personale.