Personeli shëndetësor është furnizuar me maska të skaduara Ky denoncim i PD, ka detyruar kryeministrin Rama të flasë enkas në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe të bëjë 3 lidhje live në FB duke iu drejtuar ashpër kreut të opozitës Lulzim Basha.

Menjëherë ka reaguar ky i fundit duke i kërkuar kryeministrit të vendit të mbledhë mendjen e të sigurojë jetët e njerëzve.

Më në fund e pranoi të vërtetën. Maskat janë të skaduara. Si të tilla ato nuk mund të jenë masë mbrojtëse për personelin mjekësor. Edi Rama mblidh mendjen dhe siguro jetën e qytetarëve! Lëri lojrat e fjalëve dhe fokusohu tek problemi kryesor që kanë sot shqiptarët. Nuk jemi në luftë, jemi në situatë emergjence që kërkon seriozitet dhe përgjegjshmëri. Dhe jo shfaqje me maska të skaduara mbi fytyra të skaduara , shkruan Basha në Twitter.