Partia Demokratike ka denoncuar sot një skandal të rëndë, ku mjekëve u janë dhënë maska që kanë skaduar që prej vitit 2011.

Ishte sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, së bashku me Bardh Spahinë dhe Albana Vokshin, të cilët bërën publike këtëakuzë të rëndë, dhe kërkuan nisjen e hetimeve të menjëhershme nga ana e prokurorisë.

Sipas demokratëve, ata kishin marrë vazhdimisht ankesa nga ana e mjekëve se maskat u jepnin irritime në fytyrë dhe vështirësi në frymëmarrje, dhe më pas u zbulua se kutive iu ishte mbuluar data e skadencës.

Nuk donim të besonim që ajo që na thanë ishte e vërtetë, por sot jemi përballur me një të vërtetë tronditëse. Nëse e heq pullën, që i është vendosur këtyre maskave sheh se data e skandencës është ajo e vitit 2011. Ne kërkojmë që të nisin menjëherë hetimet për këtë çështje, u shpreh Bardhi mes të tjerave.

Sipas PD Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë në të gjitha spitalet e vendit 1 milionë e 200 mijë kuti të tilla me maska, dhe për këtë duhet të nisin menjëherë hetimet.

Kjo tregon që ministria e shëndetësisë është përfshirë në një veprimtari kriminale. Nuk janë mjete mbrojtëse, por mbetje mjekësore që duhet ‘i ishin nënshtruar procedurës së asgjesimit. Mjekët janë sot të rrezikuar, jo vetëm për shkak se kanë qenë të pambrojtur, por edhe për shkak se këto janë mbetje spitalore , tha më tej Bardhi.

Derimë tani në vendin tonë janë konfirmuar 10 raste pozitiv me koronavirus, nga të cilët 8 kanë lidhje familjare dhe kontakte mes tyre, ndërkohë që dy të tjera janë raste të veçuara, një 31 vjeçar që ka ardhur nga Milano, dhe një rast në spitalin e Durrësit.