Një 31 vjeçar i cili ka ardhur nga Milano dhe ndodhet i izoluar tek infektivi në një lidhje telefonike ekskluzive për Ora News shprehet i shqetësuar për situatën.

Ministria e Shëndetësisë por dhe zv/kryeministri konfirmoi dje se një djalë 31 vjec nga Tirana i cili kishte udhëtuar nga Milano, kishte rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Djaloshi vetë thotë se asnjë nga mjekët nuk i ka komunikuar atij rezultatet vetëm e kanë vendosur në të njëjtin vend me ata që kanë dalë pozitiv nga koronavirusi.

Si e mesova se jam i infektuar 31 vjeçari per Ora News Dua të sqaroj diçka; Ministria e Shëndetësisë ka dalë dhe ka thënë që unë jam i prekur me koronavirus, por asnjë person nuk ka ardhur të më thotë që je me koronavirus. Kam mbi 36 orë që jam i izoluar, ka ardhur doktori më ka marrë analizat dje dhe asnjë doktor tjetër. Vetëm infermierët, ato janë të çuditur thonë: si ka mundësi që je i infektuar. Jam merak për familjarët e mi sepse kam pasur shumë kontakte. Ato më thonë të marrin urgjencën, tani nuk e kuptoj këtë propagadën tonë me çfarë lloj të drejte e përdorin publikisht rastin tim ndërkohë që tek unë nuk vjen asnjë ta sqaroj. Unë nuk kam akoma konfirmimin zyrtar si pacientë për analizat e mija. Të vijnë të më thonë që këto janë analizat e tuaja, do ndjekim këtë kurë atë kurë nuk kam asnjë lloj konfirmimi.

Historia e udhëtimit dhe simptomat e para Më tej, per Ora News ai tregoi historinë e tij të udhëtimit nga Italia në Shqipëri dhe dyshimet për infektimin me koronavirus. 31 vjeçari u shpreh se ishte kthyer nga Milano të martën e kaluar, ndërkohë që të premten kishte shfaqur shenjat e koronavirusit. Ai tregoi se kishte telefonuar urgjencën dhe askush nuk e kishte marrë për të kryer analizat.

31-vjeçari per Ora News: Ditën e martë jam kthyer nga Milano, nuk kam qëndruar në Milano kam qëndruar në shtet tjetër. Aty kam zbritur në aeroport dhe kam qëndruar një natë. Kam ikur të hënën në mëngjes dhe jam kthyer të martën në darkë. Kur erdha nuk kam pasur probleme, të premten pata simptoma dhe kam marrë urgjencën në telefon. E telefonova të premten kur ishte rasti i kësaj vajzës nga Lushnja që kishte ardhur nga Italia sepse kisha dyshime se kisha ardhur në një avion me të. Kam marrë urgjencën dhe 112 për të kërkuar të më bëhej tamponi. Nuk ma bënë sepse nuk kisha shenja. Ditën e diel dhe të shtunë mu rrit temperatura me 38-39 gradë. Po ditën e dielë e mora 127 në telefon po nuk më merrnin. Shkoj te spitali “Amerikan” dhe më nisi këtu te infektivi tha nuk je për ne je për tek infektivi. Që prej atij momenti më kanë shtruar me një pavion me këto që janë të konfirmuar. Dhe as analiza as një gjë, analizat mi kanë marrë pas 14 orësh. Dhe nga dje që kam bërë analizat deri sot nuk ka ardhur asnjë doktor dhe asnjë lloj përgjigje.

Frika dhe paniku Ai tregon se kishte udhëtuar në të njëjtin avion me gruan nga Lushnja e cila pak ditë më parë ishte paraqitur në Infektiv dhe menjëherë më pas kishte shkuar vetë me këmbët e tij dhe kishte insistuar per te bere tamponin. Djali nuk e fsheh panikun per familjaret e vet.

31vjeçari per Ora News Nuk kam asnjë shenjë, thjesht më ka kapur paniku u trembën për veten por tani jam trembur për familjarët e mi se këto nuk po u bëjmë tamponat. Kushtetet si spital Shqipërie, letra për banjë nuk ka, maska nuk ka me maska personale. Këtu është më shumë neglizhenca e doktorëve. Kushtet nuk janë eurpiane por të pranueshme janë. Asnjë protokoll nuk ndjekin doktorët, as nuk vijnë të informojnë. Jam vetëm në dhomë dhe po më kapi ndonjë gjë duhe të dalë jashtë ti thërrasë. Unë s`kam pasur shenja, më matën temperaturën në Rinas. Nuk kam pasur asnjë shenjë, erdha me zor sepse nuk doja të infektoja të tjerët. Erdha me makinën time personale.

Kontaktet me persona të tjerë Per Ora News ai tregon se ka pasur kontakte me të paktën 10 persona të afërt, për të cilët ka frikë se mos janë infektuar.

31 vjeçari per Ora News Kam pasur kontakte me disa persona, me familjarët, me kolegët kam pasur me disa persona prandaj jam i shqetësuar. Janë një numër mbi 10 veta që kanë pasur kontakt me mua. Kur vjen këtu për të bërë tamponin, që kur u dhashë historinë nuk ka ardhur njeri të më pyesi. Neglizhencë totale, nëse unë jam pozitiv, këtu nuk vjen njeri ta konfirmoj. Këto nuk e marrin përsipër thonë nuk kemi të dhëna. Unë prandaj erdha këtu për ta parandaluar.

Si u infektua? I riu u shpreh se dyshon se është infektuar nga një e afërme e tij në Itali, ose në aeroplan. Megjithatë ai u shpreh se beson ende se nuk është i infektuar nga koroanvirusi.

31vjeçari per Ora News Unë fillim dyshoja në aeroport, por tani më thotë një familjara ime në Itali se dyshon se dhe ajo ka koronavirus. Dhe sot ajo do bëj tampon. Nëse nuk e kam marrë tek ajo do të thotë e kam marrë në avion. Unë kam qenë vetëm, dhe në avion jam ulur vetëm. Jam munduar të ruhem, unë vet jam i bindur që nuk kam koronavirus. Edhe nëse mund ta kem jam munduar ti evitoj të gjithë kontaktet të paktën kur kam pasur simptoma të dielën kam evituar takimet.

Nga e hëna në të premten kam pasur kontakte. Unë sbesoj tia kem shpërndarë njerëzve, vetëm familjarët e mi janë më të rrezikuar. Këto po bëjnë propagandë të pisët. Kam çuar video nuk e kam problem të identifikohem. Vetëm me inicialet sepse nuk dua të bëhen merak njerëzit. Unë shpresoj të më vijnë sa më shpejtë të më japin konfirmimin dhe nëse jam pozitiv të shkojnë dhe të marrin familjarët e mi.

Intervista telefonike ne studion e Ora News u be nga Siklajda Shorja.