Konfirmohet vdekja e parë e një shtetaseje shqiptare nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë me dije konsullja shqiptare në Milano, Anila Pojani, e cila tha se ka parë dokumentet përkatëse teksa është kontaktuar nga një agjenci funebre.

Konsullja Pojani tha në emisionin RealStory se viktima është rreth 60 vjeçe, nga Durrësi.

Jemi kontaktuar nga një agjenci funebre, dhe sot në shqyrtimin e dokumentacionit, kemi konstatuar se shqiptarja, nga Durrësi, ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak dhe ka rezultuar edhe me koronavirus’, u shpreh konsullja Pojani.