I ftuar në studion e Ora News, ish deputeti i PD, Bardh Spahia, është shprehur se duhet në mbështetje për personeli mjekësor në përballje me koronavirusin.

Ai tha se kjo situatë duhet të ketë transparencë dhe informim nga qeveria, sepse ndihmon në qetësimin e qytetarëve.

Po ashtu, Spahia shtoi se shëndetësia në vend ka mungesa të theksuara, çka mund të kthehet në një problem, si për mjekët, ashtu edhe për popullatën.

Bardh Spahia: Duhet mbështetje ndaj personelit mjekësor të strukturave shëndetësore. Janë heronjtë e vërtetë me këtë situatë emergjence. Duhet një situatë transparenca dhe informimi, sepse ndihmon në qetësimin e qytetarëve. Roli e karantinës po e bën një raport brenda QSUT. Shëndetësia ka mungesa, që mund të kthehen në një problem, si për mjekët, si për popullatën.

Stafi mjekësor duhet tu sigurohen masa mbrojtëse maksimale. Ka mangësi të theksuara dhe duhet një ndërhyrje serioze për të siguruar këto pajisje mjekësore, pasi ata po përballen me këtë situatë me mjete minimale. Duhet minimizuar rreziku i përhapjes së këtij virusi.