Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me shfaqjen e dy rasteve të para me koronavirus në vendin tonë. Braçe apelon për qetësi, pasi sipas tij duhet zbatuar çdo rregull i shpallur në mënyrë që të ndalet përhapja e mëtejshme e këtij koronavirusi.

TANI DUHET QETESI, VETEKONTROLL, DISIPLINE PER TE ZBATUAR CDO PROTOKOLL DHE CDO RREGULL TE SHPALLUR, VENDOSMERI PER TE MOS LEJUAR PERHAPJEN KUDO!

Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiper dy javet e fundit dhe ka shenja te gripit, te telefonoje NUMRIN 127

Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiperi gjate dy javeve te fundit duhet te vetekarantinohet per 14 dite;

PJESA TJETER ESHTE HIGJENA, HIGJENA, HIGJENA! Lani duart shpesh dhe per 40 sekonda me uje e sapun, dizinfektoini me solucione me baze alkoolin

Te gjitha vendet me grumbullime te medha, posacerisht shkollat duhet te 100 fishojne kujdesin ndaj higjenes;

Mos prekni gojen, hunden e syte më duar te palara, virusi hyn ne trup prej tyre!

MRONI FEMIJET DHE TE MOSHUARIT! ESHTE DETYRE!

Janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.

“Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet” njofton Ministria.

Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale.

Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e djeshme nga laboratori i virologjisë në IShP.

Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv.

Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve që ata kanë pasur pas mbërritjes në Shqipëri.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr 127 ku mjekët tanë do ti përgjigjen çdo rasti.

Paraditen e sotme qeveria pritet të ketë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me koronavirusin, ndërsa vazhdimisht opozita ka akuzuar se nuk është marrë asnjë masë paraprake lidhur me parandalimin e përhapjes së COVID 19 në vendin tonë.