Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale.

Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr 127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e djeshme nga laboratori i virologjisë në IShP.

Dy rastet e konfirmuara me COVID 19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv.