Pamjet me dron tregojnë një qetësi të pakëndshme në Milano, të dielën e 8 marsit, pak orë pas firmosjes së dekretit nga kryeministri Conte që praktikisht vendos në karantinë çerekun e vendit, si masë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, që i ka marrë jetën mbi 230 personave deri tani.

Kufizimet e paprecedenta prekin 16 milionë persona. Milano, një prej qyteteve më të mëdha italiane, zakonisht e mbushur me njerëz, duket thuajse i zbrazur.