Gëzuar 8 Marsin për më të shtrenjat tona, ato që janë të pazëvëndësueshme në familje, për çdo nënë, grua dhe vajzë. Ato që na sollën në jetë, na rritën me sakrifica e bënë çdo gjë për ne, meritojnë mirënjohje, respekt dhe dashuri në çdo ditë të vitit e 8 Marsi vetëm sa na rikujton veprën madhështore të tyre, ndaj së cilës duhet të përulemi përjetësisht.

Ndonëse një ditë me shi, në Shkodrën tonë zgjodhëm që këtë 8 Mars, me të rinjtë dhe të rejat e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, të dhuronim nga një karajfil të bardhë për çdo grua, vajzë dhe nënë.Të bardhë si zemra e tyre, për ti thënë faleminderit që ekzistoni, faleminderit për çdo sakrificë që keni bërë e vazhdoni të bëni.

8 Marsi më shumë se një ditë feste, është një ditë revolte që gratë duhet të bëjnë për më shumë të drejta në shoqëri. E në Shqipërinë tonë më shumë se kurrë duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të mbrojtur qenien më të shenjtë, e cila përballet në jo pak raste me dhunën çnjerëzore e deri tek krimi i egër, apo edhe sfidat sfilitëse për të siguruar jetesën.

Nuk duhet të kujtohemi vetëm në këtë ditë për ta, por çdo ditë të vitit, sepse gruaja është një potencial i pazëvëndësueshëm në shoqëri, është frymëzimi më i bukur për të gjithë ne.

Gëzuar 8 Marsin dhe qofshi bekimi më i bukur për çdo familje e për Shqipërinë!