Menjëherë pas publikimit të videos ku Elio bënte thirrje për ndihmë, shumë persona të njohur nga bota e artit, showbiz e jo vetëm janë sensibilizuar dhe kanë vijuar mbledhjen e fondeve për shpëtim të jetës së 9 vjeҫarit. Marin Mema, Aurela Gaçe, Jul Deda, Ismail Keta, Klea Huta, Orinda Huta, Arjola Shehu, Julka Gramo e shumë të tjerë kanë shpërndarë videon dhe kanë kërkuar ndihmë për vogëlushin.

Video e tij është bërë virale dhe disa nga portalet më të mëdha në vend si BalkanWeb, Panorama, NewsBomb, Jeta Osh Qef, etj, kanë apeluar për ndihmë.

Me qindra mesazhe kanë ardhur në adresën e emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” në Facebook e Elvis Naçit dhe të Sidrit Bejlerit kur qytetarë të shumtë kërkojnë që emisioni të ndihmojë Elion. Të gjithë i kanë kthyer sytë nga Elio! A do të munden shqiptarët ta shpëtojnë vogëlushin?