Kryeministri Edi Rama ka vizituar godinën e re të shkollës profesionale Teknologji Informacioni, Elektro Teknikë Gjergj Canco, ku aktulisht studiojnë ku 834 nxënës. Rama thotë se 300 nxënës nga profesionalet e ndërtimit, do të jenë protagonistë në Frontin e Punës për Rindërtimin.

Falë politikave tona mbështetëse, arsimi profesional po fuqizohet çdo ditë e më shumë dhe 300 nxënës nga profesionalet e ndërtimit, do të jenë protagonistë në Frontin e Punës për Rindërtimin. Kemi nevojë për punonjës të kualifikuar. Patjetër që do të merrni edhe rrogë të plotë.

Përgatituni se do ju marrin pjesë për instalimet në programin e rindërtimit dhe patjetër që merrni një rrogë të mirë. Bëni shkollë dhe punë bashkë. Dhe e shënoni që keni punuar në programin e rindërtimit  thotë Rama.