Rreziku që COVID 19 të prekë Shqipërinë, bëhet çdo ditë e më i lartë. Teksa vendet fqinje po konfirmojnë të reja me coronavirusin e rrezikshëm, kjo bën që mjekët të pohojnë rrezikun potencial.

Edhe për infeksionistin Pëllumb Pipero, COVID 19 mund të jetë shumë pranë vendit tonë, por shpreh bindjen se kemi çdo kapacitet për ta përballuar.

Ndërkaq Pipero ka shpjeguar si veprohet me rastet e dyshuara, ndërsa zbardh skenarin se si do të veprohet nëse pacienti rezulton pozitiv me COVID 19.

Lajmi i mirë në këtë situatë, mbetet rënia e fluksit të gripit dhe virozëve të stinës, çka e lehtëson punën e mjekëve nëse prekemi nga coronavirusi.

Deri më tani në vend janë kryet 53 analiza për COVID 19, të cilat fatmirësisht kanë rezultuar negative.