Kryeministri Edi Rama vizitoi shtëpinë e familjes Kodra në fshatin Marikaj të Vorës. I shoqëruar nga ministrja Belinda Balluku, Rama i dha çelësat e shtëpisë së re Besnik Kodrës, i cili humbi banesën e tij pas tërmetit tragjik. Këtë vizitë, kryeministri e pasqyroi edhe me anë të një videoje në rrjetet sociale, ku dëgjohen edhe bisedat që bëri me familjarët.

Si gjithmonë, Rama u ndal edhe tek fëmijët, të cilët i pyeti për notat që merrnin në shkollë dhe nuk harroi tu jepte këshilla. “Mëso, mëso se çfarë fut në kokë, ktu, sot, fut në bark nesër. Sa më shumë të mësosh sot aq më shumë ke nesër. Po nuk mësove, por stë punoi kjo mrroklla ktu” tha Rama.

Më pas kryeministri, siç bën në çdo shtëpi ku viziton familjarët e prekur nga tërmeti, bëri gëzuar me një gotë lëng frutash. Një prej fëmijëve u step ta merrte edh epse ishte vetë kyeministri ai që ia zgjati. “Merre mos mere. Mere mor se për ju po punojmë” tha Rama më tej.