Gjykata Speciale (GJKKO) ka konfimuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurisë së Artan Doçaj, të akuzuar si i përfshirë në rrëmbimin dhe eliminimin e Jan Prengës. Nën sekuestro janë vënë një banesë dy katëshe në Shkodër, një makinë tip fuorsitradë dhe një motorr në pronësi të Doçajt.

Pasuria e Doçajve në Shkodër, u bë subjekti i OFL, ditën e dytë të punës së saj, nën akuzat si bashkëpunëtorë të rrëmbimit dhe më pas eliminimin së Jan Prengës më 17 janar 2020, trupi i të cilit është ende në kërkim nga policia.

Policia ka gjurmuar dhe pasuritë e regjistruara në emër të familjarëve apo personave të tretë, të cilët janë të detyruar të justifikojnë ligjshmërinë e tyre, në të kundërt konfiskohen nga shteti.