Një mjek në spitalin Renmin, në qytetin e Wuhan aty ku lindi vdekja, ka nxjerrë për pak çaste në rrugë një paciente 87 vjeçare të infektuar nga koronavirusi.

Ajo dëshironte të shikonte perëndimin e diellit pasi prej një muaji ishte shtruar me urgjencë në pavionin e pneumonisë për shkak të infeksionit dhe nuk e kishte parë për një kohë të gjatë shkëlqimin e mbrëmjes.

Dr. Liu Kai ka punuar në këtë spital për ditë me radhë për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve. Ky është ndoshta një nga momentet më të paharrueshme dhe stimuluese në epideminë e koronavirusit.