Prej më shumë se 30 vitesh në ekranin e RTSH, Ketrin Gjoca është një nga figurat më të dashura për shqiptarët. Imazhi i saj ka mbetur i pandryshuar, edhe pse është gjyshe e dy nipërve, ajo sërish rrezaton freskinë dhe energjinë e rinisë.

Teksa ishte e ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, prezantuesja dhe regjisorja e njohur rrëfeu se e kanë hequr nga puna e nga programi që drejtonte në mënyrë jo elegante. Me tone të ashpra ajo tha që të shikohen modelet italiane të të bërit televizion.

“Në televizionet italiane, ata persona që kanë një eksperiencë, i mbajnë, i ruajnë. Figurat janë figura. Nuk e di pse drejtuesit tanë të televizionit, vijnë në televizion, në atë institucion publik dhe mendojnë që duke hequr figurat e ekranit që kanë gjetur atje, figura të konsoliduara, do krijojnë një televizion të ri. Në emër të të bërit ‘televizion të ri’ heqin figura të rëndësishme. Nuk është ky televizioni!” u shpreh Gjocaj.