Ditën e djeshme u dha nëpër media lajmi se katër struktura shtetërore në vendin tonë kishin nisur përgatitjet për të bërë gati kushtet e duhura të pritjes së 30 mijë refugjatëve, ndërsa si opsione për qendrat pritëse mund të jenë në Elbasan, Gjirokastër, Korçë por edhe në Lezhë.

Ndërkohë Fax News ka siguruar informacione nga burime kofidenciale brenda grupit të punës për hartimin e Planit Pritës të Refugjatëve.

Burimi tregon se ka qenë parapregatur ky plan para Konferencës së Donatorëve të mbajtur në Bruksel më 17 Shkurt të këtij viti dhe njëkohësisht edhe si kusht për mbështetje nga ana e Bashkimit Europian.

Ajo çfarë përbën problemin më të madh ka të bëjë me diuskutimet për këtë çështje dhe ndarjen e informacioneve me publikun ku theksojmë se kryeministri Edi Rama sipas burimit e ka mbajtur sekret dhe nuk i ka trajtuar as në Parlament dhe as në takime zyrtae apo dalje publike.

Por cilat janë masat që po merren dhe puna që po bëhet në këtë aspekt?

Fax News mëson se njëri prej tyre është ngritja e kampingjeve në Gjirokastër Gjirokastër (Arshilengo kapaciteti akomodues afërsisht 5000 persona, përfshi këtu të gjithë emigrantët që mund të hyjnë në këtë Qark) Korçë (Pocest afërsisht 5000 persona; Floq afërsisht….) Sarandë Krane afërsisht 1000 persona, në Mjekës, Krastë dhe NSHU tek rruga e Zaranikës /Elbasan 5000 10000 persona, në Gjadër/Lezhë afërsisht 5000 pra në total rreth 26000 persona.

Po sipas burimeve pritja, grumbullimi, regjistrimi, dhënia e ndihmës së parë shëndetësore do të bëhet në pikat e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pikat e pritjes/grumbullimit do të jenë: Kakavijë, Sopik, Qaf Botë, Rrips, Tre Urat, Leskovik, Shtikë, Kapshticë.

Siç bëjnë me dije burimet e institucionet që po punojnë për ktë plan janë, Emergjencat, Policia e Shtetit, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes të cilat po ndajnë detyrat në rast se ndodh që Shqipëria të përballet me fluksin e refugjatëve sirianë të ardhur nga Greqia.

Siç e thamë edhye më lart, është llogaritur që kapaciteti pritës në gjashtë qendra të jetë për rreth 21000 mijë refugjatë dhe në një rast të tillë të fluksit të refugjatëve parashikimi fillestar i institucioneve përkatëse është edhe hapja e vendgrumbullimeve përpara shpërndarjes së refugjatëve.

Ky plan masash që është nën diskutim përfshin edhe angazhimin e mjekëve por edhe të logjistikës nga institucionet e tjera.

Kujtojmë sevetë para 5 vitesh një diskutim i tillë nëse Shqipëria do të strehonte apo jo refugjatë sirianë u hap, kur u kërkua ngritja e një mekanizmi për të marrë masat në kushte nevoje.

Kriza e refugjateve u rihap pak dite me pare kur Turqia hapi dyert për të lejuar rrugëtimin e refugjatet siriane drejt vendeve te BE-se, ndërkohë që menjëherë pas këtij veprimi Greqia dhe Bullgaria deklaruan se kishin forcuar masat në kufi.