Ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një intervistë për Euronews Albania ka deklaruar se reforma në sistemin e drejtësisë po rezulton një dështim i plotë. Z. Berisha u shpreh se të gjithë drejtuesit e sistemit të ri janë zgjedhur në mënyrë të paligjshme.

“Reforma në drejtësi ka një dështim të plotë. Institucionet i kanë krerët në kundërshtim me Kushtetutën. Kushtetuta thotë se SPAK ngrihet jo më pak se 10 prokurorë.

Kryetari i KLP duhet ë jetë magjistrat dhe kreu i KED duhet të jetë magjistrat. Asnjëri nuk është. Dvorani ka fshehur 100 milionë dhe është mbajtur ndërsa të tjerët kanë ikur me 15 milionë të pa justifikuara” deklaroi ish kryeministri.