Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja tragjike që i mori jetën një 28 vjeçari në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se punëtori i gomisterisë, Fatjon Lleshi, në momentin kur ka ndodhur incidenti ka qenë duke punuar me një gomë të mjeteve të tonazhit të rëndë, e cila ka plasur.

Si pasoje e presionit të ajrit 28 vjeçari ka marrë dëmtime të rënda dhe pavarësisht se është transportuar në spital nuk ka mundur dot të mbijetojë.