Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar sërish pas deklaratave të sotme të Taulant Ballës ndërsa reagimin e fundit e ka bërë këshilltari i këtij të fundit, Besjan Ajazi.

Ajazi publikoi një foto në të cilën pretendonte se Presidenti Meta kishte ndarë tavolinën me një anëtar të familjes Hajri.

Më vjen keq për gjuhën që përdor në mënyrë të vazhdueshme zëdhënësi i Presidentit, ish kolegu im Tedi Blushi dhe shpërdorimin e tij nga ana e Presidentit apo kushdo që i shkruan.

Zoti President nëse sjellja juaj në këto kohë vjen nga dhimbjet që po shkakton OFL në botën e k.rim.it atëherë po të themi mirë është të mos merresh me Hajrin se nuk ke për të bërë kurrë hajër. Ps Foto e Presidentit Ilir Meta në Vilën Golden në Shijak, e sekuestruar nga OFL, në pronësi të grupit kr.imi.nal Hajri  shkruan Ajazi.