Vendimi I Ministrisë së Arsimit për rritjen e mesatarës për pranimin e studentëve me mesatare mbi 8 për mesuesi ka nxitur një mbledhje të Asamblesë Universitare të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Mbledhje e cila nisi me debate mes rektorit të këtij Universiteti Adem Bekteshi dhe pedagogëve të pranishëm. Ndërhyrja e Rektorit për mënyren se si duhet të vijohet mbledhja pasi sipas deklaratës së tij kishte një takim në të njëjtën orë. Cka krijoj edhe ndërhyrjen e menjëherëshme të të pranishmëve.

Pedagogu I dhe anëtari I Senatit Akademit të Universitetit të Shkodrës profesor Gasper Kokaj kundërshtoi ndërhyrjen e rektorit që sipas tij është presion ndaj të pranishmëve me qëllim dhënien e direktivave se si duhet të vijoj mbledhja e Asamblesë Universitare.

Nga ana tjetër pedagogia Ledri Kurti u shpreh se me këtë vendim të Ministrisë së Arsimit Universiteti I Shkodrës cilësohet Institut Pedagogjik që përgatit vetëm mësues.

Pas fjalës së tij rektori Bekteshi u largua menjëherë nga mbledhja e Asamblesë Universitare

Mbledhja e Asamblesë Univrsitare doli me një deklaratë të përbashkët ku kërkon që të rrespektohet e drejta e autonomisë së Universitetit në përcaktimin e mesatarës.