Psikoza e koronavirusit nuk ka prekur vetëm Italinë me sulmet në supermarkete dhe vjedhjet e maskave e xheleve disinfektues në spitale, në Lituani ka dhe më keq.

Në vendin baltik, një burrë ka mbyllur bashkëshorten e tij në tualetin e shtëpisë pasi dyshonte se ishte infektuar nga koronavirusi. Kjo pasi gruaja ishte takuar me një kineze që vinte nga Italia. Gruaja ka lajmëruar policinë, dhe vetëm agjentët kanë mundur ta lirojnë.

Para policisë burri u justifikua me faktin se kishte qenë i detyruar të vendoste bashkëshorten e tij në karamtinë për të shmangur përhapjen e virusit.

Pavarësisht çdo gjëje cështja u mbyll paqësisht, gruaja nuk bëri denoncim dhe ai nuk u arrestua. Gruaja më pas kreu testin për koronavirus dhe rezultoi negative.