Një 50 vjeçare, e cila vuante nga sëmundja e diabetit, ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Korçës. 50 vjeçarja, identiteti i së cilit ende nuk dihet, vuante prej kohësh nga sëmundja e diabetit, por pasditen e kësaj të mërkure gjendja e saj u përkeqësua dhe shfaqi probleme me frymëmarrjen, duke ndërruar jete.

Ende nuk dihet nëse 50 vjeçarja kishte të tjera simptoma, që të bëjnë të dyshosh se mund të ishte e infektuar nga koronavirusi, pasi bluzat e bardha tregohen të rezervuar për të dhënë informacione.

Priten rezultatet nga Instituti i Shëndetit Publik për të përcaktuar nëse 50 vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit apo komplikacioneve nga sëmundja prej së cilës vuante. Mësohet, gjithashtu, se 50 vjeçarja nuk kishte udhëtuar asnjëherë jashtë vendit, por nuk dihet nëse ka pasur kontakte me persona që vinin nga vende të infektuara.