Zëdhënësi i presidentit të Republikës, Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur deklaratës së numrit dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili tha më herët se kreu i shtetit nuk mundet dot që të shpërndajë parlamentin, por Kuvendi mundet që ta shkarkojë atë nga detyra. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Blushi thotë se Ballës i duket vetja i fortë ngaqë rri me “çuna problematikë” referuar një nga shprehjet e cituara në dosjen e BILD, dhe e paralajmëron që të mos rrijë më me ta, por me popullin.

“Ciu Ciu Tao Tao. Të duket vetja i fortë ngaqë rri me çuna problematikë, por lutju Zotit që të mos kthehet i gjithë populli në “problematik”

Tao Tao, harroje zërin e Bablokut! DËGJOJE ZËRIN E POPULLIT! ËSHTË ZËRI I ZOTIT!” shkruan Blushi.