Janë zbardhur propozimet e Partisë Demokratike lidhur me financimin në zgjedhje. PD kërkon që financimi privat i partive politike mos të kalojë më shumë se 50% të shpenzimeve maksimale që ato kanë.

Po ashtu PD kërkon që të mos ketë presion mbi punonjësit e administratës, ndërsa shton se duhet të ketë një depolitizim të shërbimit civil.

Në tryezat teknike të realizuara para arritjes së marrëveshjes politike Partia Demokratike propozoi financimin 100% të fushatave elektorale nga buxheti si një mënyrë për të ndalur paratë e pista dhe klientelizmin politik, por nuk gjeti dakortësinë e aleatit kryesor LSI, e cila mbështeti skemën aktuale të financimit miks të partive politike ashtu sikurse socialistët.