SHPERDORIM DETYRE/ Bode dhe Berisha në ndjekje penale

Raporti i paraqitur në prokurori mbi privatizimin e OSSHE ka kërkuar që të ndiqen penalisht tre anëtarë të qeverisë së kaluar, ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri Ruli dhe ish ministri i Financave Ridvan Bode.

Ridvan Bode, ish ministër i Financave për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” “Shpërdorimi i detyrës” vepra penale të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248 të Kodit Penal” shprehet Bode

Komisioni hetimor për privatizimin e kompanisë OSHEE nga kompania çeke CEZ, akuzonte në atë kohë direkt Ridvan Boden ish anëtar i qeverisë dhe si personi që ka dhënë lejet për gjithë procesin që më pas rezultoi një dështim gjigant.

Sipas nenit 245/1, parashikohet dënim nga gjashtë muaj deri në katër vite burg si dhe gjobë nga pesëqind deri në dy milionë lekë. Ndërsa neni 248 i kodit penal, parashikohet dënim nga gjashtë muaj deri në pesë vite burgim dhe gjobë deri në një milionë lekë.

Këto penalizime jepen për shpërdorimin e detyrës duke kryer apo moskryer me dashje veprime a mosveprime në kundërshtim me ligjin, apo që nuk përmbushin detyrën funksionale duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit apo shtetasve dhe personave te tjerë juridike, transmeton Top Channel.

Si anëtar i kabinetit qeveritar ministri Bode duhet të ndalonte këtë proces privatizimi. Në raport theksohet se në një nga mbledhjet e qeverisë Bode ka ngritur një shqetësim por me pas gjithçka është lënë në heshtje prej atij të parit.

4 Comments

  1. Have you ever heard of second life (sl for short). It is essentially a online game where you can do anything you want. SL is literally my second life (pun intended lol). If you want to see more you can see these Second Life authors and blogs

Leave a Reply

Your email address will not be published.