Kryeministri i Shqipërisë ishte sonte i ftuar në emisionin ” Presing” ku ka folur për shumë ndryshime që ka bërë në kabinetin e tij dhe për largimin e dy ministrave të tij të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt.

Teksa u pyet nga drejtuesi i emisionit për ish-ministrin etij të brendshëm Saimir Tahiri kreu i ekzekutivit Shqiptar tha se nuk mbante përgjegjësi për asnjërin dhe për dërrasat e kalbuar që ata mund të shkelnin, por vetëm i zgjidhte në krye të dikastereve përkatëse.

I pyetur nëse do ta rikthente ish-ministrin e ashtuquajur kampion Rama la të kuptohej se e mohonte një gjë të tillë perderisa ka një proces të hapur me drejtësinë.

“Ministrat janë si anëtarët e bandave. Ministrat zgjidhen nga unë dhe varen nga këmbët e tyre, përgjigjen ata.

Tahiri është në një proces gjyqsor. U lincua për shkak të përgjimeve të Policisë italiane. Anti mafia italiane as që e kishte marrë pjesë të grupit, ndërsa këtu kërkohej lincimi i tij.

S’ka mbaruar procesi gjyqësor, kështu që nuk vlen pyetja se pse nuk e rikthej në qeveri” u shpreh Rama.