Është 80 vjeç, por kjo nuk e pengon aspak deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenishehri që të joshë vajza në rrjetet sociale me fjalët e tij të bukur.

Në një nga grupet e hapura në Facebook, deputeti shihet mjaft aktiv me komentete e tij, ndërsa njërës nga vajzave që pyeste nëse janë më mirë femrat e shëndosha apo ato të dobta, i përgjigjet shprehimisht O mish me u ngi, o mish me u lëpi

Sigurisht vitet e bëjnë Selamiun që dhe komenti dhe batuta të duken jashtë mode, e megjithatë, prova pa para është, edhe për deputetin.

Nëse mendoni se kjo është një fotomontazh e keni gabim, pasi linku të çon direkt e në profilin zyrtar të deputetit që paguhet me taksat tona, e që para 15 orësh në Kuvend ka mbajtur një fjalim, me siguri brilant.

Prej kohësh është vënë re se niveli i përfaqësimit në vendin tonë lë shumë për të dëshiruar, e Selami Jenisheri nuk është as më shumë dhe as më pak se një prurje e listave të Lulzim Bashës.

I harruar në numrat e fundit të renditjes, Jenishehri më në fund po spikat me daljet e tij, sigurisht ato online, që tashmë bëhen nën petkun e një të zgjedhuri në Kuvendin e Shqipërisë, ku miratohen ligjet më të rëndësishme të shtetit dhe diskutohen fatet e miliona shqiptarëve