Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit ku kërkon dorëheqjen nga posti i kryetares së Komisionit të Integrimit dhe në vendin e saj propozon që të caktohet deputeti i opozitës së re Halit Valteri.

Gjithashtu ajo propozon dhe dy ndryshime të tjera si në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të caktohet kryetar Halil Jakimi. Disa ditë më parë Rudina Hajdari dhe anëtarët e grupit parlamentar demokrat kërkuan shkarkimin e kryetares së këtij komisioni, Fationa Dhimitrit dhe kjo kërkesë erdhi fill pasi Dhimitri i këroi shkarkimin ministres së Arsimit, Besa Shahini për skandalin seksual në shkollën e mesme në Fier.

Kurse në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin të caktohet nënkryetar deputeti Arlind Çarçani.