Ditën e sotme presidenti, Ilir Meta zhvilloi një manifestim paqësor në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në krah të tij u shfaqën disa persona ku folën në podium, para se të merrte fjalën Meta.

Një ndër to ishte edhe studentja e Fakultetit të Drejtësisë, Oneda Skënderi, e cila është një ndër studentet më të dalluara në faktultetin e saj.

Përveç inteligjencës, Oneda është edhe një vajzë mjaft bukuroshe. Ajo ka qenë mjaft aktive edhe në protestën e studentëve në dhjetorin e 2018.

Jam studente e Fakultetit të Drejtësisë, jam këtu në emër të të rinjve që ëndërrojnë të ndërtojnë jetën e tyre mnë Shqipëri. Në tetor të 2018 tës ne u ngritëm në protestë për një Shqipëri më të mirë, dhe u mashtruam me demogagji dhe premtime boshe.

Sot jam këtu jo se i përkas një partie politike, por si një e re që e do vendin e saj.

 Faik Konica do të shkruante se disa broçkulla edhe u falen politikanëve, por nuk mund të kalosh kufinjtë. Të lësh vendin pa gjykatë Kushtetuese është të kalosh kufinjtë, të lësh të rinjtë oa shpresë është të kalosh kufinjtë, ndaj duhet tiu themi ndal atyre që shkelin Kushtetutën, jam këtu që zëri i sovranit të dëgjohet me doemos.

Të gjithë studentët e drejtësisë njihet me hirearkinë e normave dhe Kushtetuta e Shqipërisë është mbi të gjitha dhe është e paprekshme. Mjaft më me pasiguri, ësghtë e drejta e këtij sovrani që të kërkojë barazi përpara ligjit, zoti e bekoftë Shqipërinë, dje iu ktheftë shpresën shqiptarëve, se PO, Shqipëria një ditë do të bëhet”,u shpreh studentja e drejtësisë.