Gjatë një takimi të kryeministrit Rama me banorët e Thumanës të mbetur pa shtëpi pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Rama tha se duhet ta bëjmë Thumanën një zonë, jo siç ishte, por shumë më të urbanizuar.

Duke prezantuan planin e rindërtimit, Rama tha: “Kjo që unë them, duket si përrallë, por në përgjithësi mua përrallat më dalin, ka edhe raste që nuk dalin, sepse duan kohën e tyre”

Duke folur për këtë çështje Rama iu referua asaj që i thanë në Pukë, kur u bë qendra e qytetit të Pukës dhe Belshit. “Kur isha në Pukë dhe Belsh dhe thashë që do jetë Puka turistike, shumë më thanë se kur do ikë ky palla i gjatë, se na myti m’rrena” tha Rama.

Por, Rama iu referua asaj që ndodh sot me Belshin dhe Pukën, që nuk kanë asgjë më shumë sesa një liqen, Asgjë nuk kanë më shumë se Thumana tha Rama.