Një ditë pas manifestimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” presidenti Ilir Meta është takuar në zyrën e tij me kryedemokratin Lulzim Basha.

Mësohet se kreu i PD-së Basha ka qëndruar thuajse një orë në zyrën e Metës dhe më pas është larguar brenda pak minutave. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se kryefjalë e takimit ka qënë manifestimi i djeshëm i organizuar nga kreu i shtetit dhe për hapat që do të ndërmerren më pas nga palët në ditët në vijim.

Pas takimit që zgjati rreth 60 minuta, siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, Basha është futur në makinën e tij dhe është larguar nga Presidenca.

Nuk dihet se kush e ka kërkuar takimin midis tyre, ndërsa as nga ana e institucionit të kreut të shtetit dhe as nga zyra e PD nuk janë lajmëruar mediat dhe as nuk është dhënë detaje lidhur me këtë çështje.