“Mijëra në mbështetje të Presidentit” Ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare për manifestimin

Mediat ndërkombëtarë kanë pasqyruar gjerësisht protestën e mbajtur sot në Tiranë. Me titullin ‘Opozita shqiptare mbështet protestën anti qeveritare të Presidentit’ agjencia e lajmeve Associated Press shkruan se mijëra Shqiptarë u mblodhën të hënën kundër qeverisë së majtë duke iu përgjigjur kësisoj thirrjes së presidentit të republikës që e akuzon qeverinë se për shkelke të kushtetutës dhe për lidhje me krimin.

Ndërkohë gazeta prestigjioze amerikane The New York Times duke iu referuar agjencisë AP shkruan protesta e Ilir Metës u mbështet nga opozita e cila kërkon zgjedhje të reja për të zgjidhur krizën politike.

Ndërkohë gazeta tjetër amerikane Washington Post duke iu referuar agjencisë së lajmeve AP shkruan se Presidenti Meta e akuzon qeverinë socialiste të Edi Rames se ka shkelur kushtetutën e vendit duke tejkaluar fuqitë e saj, si dhe për marrjen e kompetencave të tij duke emëruar kandidatët për gjashtë vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese prej nëntë personash.

Sipas Washington Post, Trazirat politike vijnë ndërsa kombi Ballkanik me afro 3 milion banorë ka miratuar reforma me shpresën për të marrë një dritë jeshile për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE. Që nga marrja e postit tre vjet më parë Meta, ish drejtuesi i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, një grupim i vogël i krahut të majtë tani në opozitë, ka qenë gjithnjë një kundërshtar i zëshëm i qeverisë nënvizon Washington Post.

Live/ Manifestimi i Presidentit Meta ne mbrotje te Kushtetutes

Live/ Manifestimi i Presidentit Meta ne mbrotje te Kushtetutes

Posted by EeTimes.al on Monday, March 2, 2020

3 Comments

  1. I loved as much as you’ll receive carried out right here. The sketch is attractive, your authored subject matter stylish. nonetheless, you command get got an nervousness over that you wish be delivering the following. unwell unquestionably come more formerly again as exactly the same nearly a lot often inside case you shield this hike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.