Presidenti i popullit kuqezi ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuqezi dhe popullit kuqezi. Para popullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizata ndërkombëtare mafioze që kërkon të shkatërrojë sovranitetin dhe kushtetutën tuaj.

Neni 2 i Kushtetutës që ju votuat në referendum në 98 thotë sovranitet i përket vetëm popullit. Ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta, por si presidenti juaj, si i vetmi institucion legjitim demokratik që ka mbetur në këtë shtet për të dëgjuar zërin tuaj.

Sepse kur institucionet bien, bie populli. Dhe populli nuk futet në xhep si paratë e oligarkëve. Jemi këtu sepse Shqipëria e sotme është ndarë në dy botë antagoniste, të popullit kuqezi dhe në grupin që përfaqëson një botë të errët, të vogël, meskinë dhe tradhtare, të puçistëve dhe të oligarkëve, që si shushunja pijnë çdo ditë gjakun e popullit me koncesione e PPP.

Jemi vendi i parë në botë për kostot e autostradave për metër katrorë. Unë si president i kam rrëzuar publikisht këto dekret të arsyetuara mbi kushtetutë. Dekrete për koncesionet që kanë vetëm një qëllim, grabitjen dhe jo zhvillimin e Shqipërisë. Kërkojnë rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese që krimet e tyre kushtetuese të mbeten të pagjykuara dhe pandëshkuara.

Jemi sot këtu sepse asnjë nga ne nuk mund ti qëndrojë anash grushtit të shtetit. Me nisjen e pranverës kuqezi, unë si ushtar i parë i republikës dhe i gjithë populli kuqezi kundër grushtit të shtetit” tha Meta