Këtë flamur e mora pasi kanë ardhur me dhjetëra dhe me qindra shqiptarë nga Amerika, kanë lënë punët e tyre, e ngrita në respekt të gjithë miqve të mëdhenj në Amerikë, për kongresmenin Engel, që e kanë ndihmuar çështjen shqiptare, dhe që do të jenë gjithmonë gati për të mbrojtur interesat tona. Përpara se të bëj betimin tim si kryetar i shtetit, si komandat i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kërkoj nga studentja të më ndihmojë ta puth këtë flamur (puth flamurin kuqezi).

Organizata mafioze ndërkombëtare që ka vite që luan me sovranitetin e popullit tonë nuk e merr seriozisht këtë dekret, ju jap fjalë në emër të këtij flamuri që janë vrarë mijëra dëshmorë dhe heronj. Se mbas datës 15 mars kur të përfundojë reforma zgjedhore, që është një kusht, nëse nuk do ta marrin seriozisht, populli kuqezi që votoi sot për grushtin e shtetit, unë ilir meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por atje në mes të parlamentit, në mes të krimit, dhe do ti bëj thirrje gjithë popullit shqiptar, unë i pari dhe gjithë populli kuqezi”

Live/ Manifestimi i Presidentit Meta ne mbrotje te Kushtetutes

Live/ Manifestimi i Presidentit Meta ne mbrotje te Kushtetutes

Posted by EeTimes.al on Monday, March 2, 2020