Presidenti thirri popullin sepse i shteroi të gjitha përpjekjet institucionale e demokratike për të parandaluar kapjen e shtetit dhe grushtin e shtetit. E thirra popullin se pse pasuria kombëtare po vidhet çdo ditë dhe ajo është e gjithë shqiptarëve.

Drejtësia është kapur prej fyti nga sekti antishteti. Kemi drejtësi me regji që godet të varfrit dhe të pambrojturit dhe mbron ato pranë shtetit. Skandalet që denoncon KLSH bien në vesh të shurdhët, ekonomia është në ditët më të errëta, oligarkët kontrollojnë kuvendin njëpartiak. Të gjithë janë të barabartë para ligjit, por ky nen u shkel vetëm për favorizim të oligarkëve.

Ligjit nuk mund ti jepet fuqi prapavepruese në kundërshtim me kushtetutën, që oligarkët të mos paguanin asnjë tatim për fitimet e tyre. Kjo mazhorancë në mënyrë mafioze rrëzoi brenda natës në terr të plotë për ligjin e dividentit. A mundet që një investitor i huaj të besoj në ligjet e këtij vendi? A mundet bizneset e vogla të besojnë, që po falimentojnë çdo ditë? Ndërkohë këto gropa financiare i paguani ju. Ky nuk është shtet i së drejtës dhe i qytetarëve. tha Meta

Live/ Manifestimi i Presidentit Meta ne mbrotje te Kushtetutes

Live/ Manifestimi i Presidentit Meta ne mbrotje te Kushtetutes

Posted by EeTimes.al on Monday, March 2, 2020