Siç kishte njoftuar prej ditësh, Presidenti i vendit Ilir Meta do të organizojë sot në orën 17 00, një manifestim me qëllim mbrojtjen e Kushtetutës, sikurse ai është shprehur.

Në lidhjet e shfaqura deri në këto momente në ekranet televizive, vërehet se foltorja do të jetë e vendosur përpara Presidencës, ku pritet të mbajë fjalën e tij Presidenti Meta, por edhe pjesëmarrës të tjerë, aktivistë, qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile.

Në imazhet e shfaqura në media kemi parë, se në bulevard është vendosur foltorja dhe një tavolinë, ndërsa përgjatë bulevardit janë vendosur disa ekrane dhe një foni.

Sikurse është deklaruar deri tani në media, pritet që Presidenti Meta të nënshkruajë sot edhe një dekret. Ende është e pazbardhur nëse ky dekret ka të bëjë me ligjin për Gjykatën Kushtetuese, apo me një shpërndarje të mundshme të parlamentit sikurse është aluduar.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit parashikon të ketë në terren rreth 1 mijë forca, ndërsa dera kryesore e Kryeministrisë, ne pjeset e xhamit është veshur me një material metalik. Gazetarët raportojnë që ambulanca dhe mjete të tjera ndihmëse janë në zonën ku parashikohet të mbahet manifestimi./ Opinion.al