Edhe banorët e Unazës së Re që kanë protestuar prej muajsh e muajsh për të mos lejuar prishjen e banesave të tyre i janë bashkuar manifestimit të thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Të veshur me jelekët e tyre portokalli e flamuj të vegjël kuq e zi në duar ata kanë marshuar nga Unaza e Re drejt Bulevardit me thirrje si “Liri Demokraci!” “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”