Ditën e sotme në orën 17 00 pritet të nisë manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama për grusht shteti. Manifestimi do të zgjasë vetëm dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19 00.

Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje shumë herë popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën. Ndërsa sot ai i ka bërë thirrje popullit se është koha që të ngrihen kundër një sekti mafioz të pafe.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masat për këtë manifestim. 1000 efektivë policie punonjës të rendit, Forcat Shqiponja dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, do të jenë sot terren, të cilat do të pozicionohen pranë kryeministrisë dhe në institucionet e tjera përgjatë bulevardit.

Po kështu, në gatishmëri do të jetë edhe Garda. Godina e kryeministrisë do të rrethohet nga një kordon policësh.