Ambasadorja amerikane në Shqipëri ka reaguar menjëherë pas përfundimit të manifestimit të thirrur nga Presidenti Meta.

“U surprizova nga flamujt amerikanë në manifestimin e sotëm, por që të sqarojmë çdo ngatërresë, ndonëse qeveria amerikane mbështet çdo protestë paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me ‘manifestimin’ e sotëm ” shkruan ajo në Twitter.