Mijera qytetarë janë nisur nga qytete e Shqipërisë për t’iu bashkuar tubimit të thirrur nga Presdenti i vendit Ilir Meta, cili do të zhvillojë një manifestim në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ kundër “grushtit të shtetit” siç ka cilësuar ai mazhorancën në mbrojtje të Kushtetutës.

Nga Vlora drejt Tiranes do të nisen rreth 1000 persona, të organizuar nga dy partite politike opozitare. Nisja ka nisur që prej orëve të paradites, me makina private. Sipas tyre nuk ka organizim me autobuza. Organizim ka edhe nga Selenica, ku organizimi është bërë nga dega e PD. Rreth 300 persona janë nisur nga Selenica.

Ndërkohë nga Lezha dhe Mirdita janë nisur me qindra qytetarë me automjetet e tyre drejt Tiranës për të marr pjesë ne tubimin e protestës së thirrur nga Presidenti Republikës z. Ilir Meta në mbrojtje të kushtetutës.

Për shkak të afërsisë që kanë këto treva me Tiranën, tani sapo janë nisur dhe vijonë të nisen qytetarë drejt kryeqytetit..

Në rrugët nacionale të qarkut të Gjirokastrës janë ngritur postoblloqe policie ndërsa po bëhet përgatija për nisjen nga ana e qytetarëve që do të marrin pjesë në tubimin e thirrur nga Presidenti.

Mësohet se nisja e qytetarëve do të bëhet rreth orës 12 30 ndërsa do të përdoren mjetet personale për transport. Rreth 1500 qytetarë pritet të mbërrijnë nga qyteti i Gjirokastrës drejt Tiranës.

Rreth 100 persona nga Librazhdi kanë vendosur ti përgjigjen thirrje së Presidentit për tiu bashkuar protestës ditë së sotme.

Nuk ka asnjë organizim, udhëtim drejt Tiraneës do të bëhet me makina personale ndërsa një pjesë do të niset me autobuza nga Elbasani.

Në Elbasan PD do të niset me mjete private 200 të tilla, ndersa LSI e cila ne fakt është e pakët do të përdorin autobuza.

Postoblloqe dhe kontrolle janë ngritur dhe në Kryebushat. Kontrollohen autobuzat dhe automjetet që dyshohet se mund ti bashkohen manifestimit të thirrur nga presidenti.

Nga Shkodra nuk ka nisje të organizuar por burime nga PD dhe LSI flasin për rreth 4000 qytetare që mund ti bashkohen protestës.