Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka dhënë detaje lidhur me ngjarjet që do të ndodhin në sheshin “Dëshmorët e Kombit”

Me anë të një statusi në Facebook, Blushi shprehet se në manifestimin e sotëm do të firmoset një dekret, do të bëhet një votim dhe gjithçka do të mbyllet me një betim.

“Motra dhe vëllezër, mirë se vini në këtë Manifestimin të jashtëzakonshëm Mbarëkombëtar, ku do të firmoset një DEKRET, do bëhet një VOTIM dhe do shpallet një BETIM! SOT NIS PRANVERA E PANDALSHME KUQEZI!” shkruan Blushi.