Një punëtor ka vdekur dhe një tjetër është plagosur nga shpërthimi i tritolit në një gurore të Krujës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se i plagosuri është Gani Demnushi 48 vjeç që ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë kurse nuk bëhet ende me dije ai i viktimës. Demnushi ka plagë të rënda në kokë dhe rrezikon të humbasë njërin sy.