Kongresi i PS ka zgjedhur anëtarët e ri të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Pjesëmarrja në votim ka qenë 85.3% ose ndryshe votuan 1242 delegatë nga 1456 të tillë.

Këto votime treguan edhe një herë rritjen e përfaqësisë së vajzave/grave në strukturat e partisë, të cilat do të përbëjnë 45.2% të Asamblesë Kombëtare, një nga kërkesat kryesore që u theksuar me zë të fortë nga të gjithë në të 3 ditët e kongresit.